Mbështetja e fundit në drejtim të trajnerit të Bayernit, Niko Kovac ka mbërritur nga shefi ekzektiv i klubit bavarez, Karl-Heinz Rummenigge, i cili ka thënë se synojnë të bashkëpunojnë me trajnerin kroat edhe pas vitit 2020.
Kovac ka dështuar të tregojë formë të mirë në stolin e kampionëve të Gjermanisë teksa Bayerni rradhitet në vendin e 5-të në Bundesliga me 9 pikë më pak se lideri, Borussia Dortmund.
Është raportuar se Kovac do të shkarkohet para festave të fundvitit, por Rummenigge i ka hedhur poshtë këto spekulime.
“Dëshira e të gjithëve te Bayerni është që të punojmë bashkë me Kovacin për një kohë të gjatë. Shpresoj që ai të jetë trajneri ynë jo vetëm për Krishtlindjet e këtij viti por edhe ato të viteve 2019 e 2020. Ai e njeh Bayernin, ka karakter pozitiv, është një person që më pëlqen. Kovac po mundohet t’i ndryshojë disa gëra dhe duhet ta arrijë këtë gjë”, deklaroi Rummenigge.
Megjithatë Rummenigge kërkoi që rezultatet të përmirësohen sepse vendi i 5-të në tabelë sipas tij nuk është i denjë për Bayernin.
Bavarezët të shtunën përballen me Werder Bremenin në udhëtim për takimin e vlefshëm për 13-të në Bundesliga.







