David Alaba është rrugës për t’u transferuar në Real Madrid.

Drejtori i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka konfirmuar në njëfarë mënyre spekulimet se David Alaba është në negociata me Real Madridin.

Lojtari do të jetë i lirë në qershor dhe duket se s’do të rinovojë kontratën.

“Asgjë nuk është vendosur deri më sot, por shanset që ai të largohet nga klubi në fund të sezonit janë rreth 99.9%”, tha Rummenigge.

“Florentino nuk na ka kontaktuar. Nga 2 janari, lojtari është i lirë të nënshkruajë me kë klub të dojë. Kështu janë rregullat e FIFA-s, kështu funksionon biznesi. Nuk e di deri në çfarë mase kanë avancuar negociatat me Real Madridin, gjithçka që di është se ata janë një klub i shkëlqyeshëm”.

Alaba është krijuar si futbollist te Bayerni.

Deri tani ai ka bërë 411 paraqitje për klubin gjerman, ka shënuar 33 gola.