Lidhur me Trajnerin

Rummenige kritikon ashpër mediat gjermane për raportime disrespektuese

Karl Heinz Rummenigge ka kërkuar respekt nga mediat në Gjermani pas kritikave që këta të fundi i kanë drejtuar trajnerit të Bayernit, Robert Kovac.

Bayerni radhitet në pozitën e 6-të me 4 pikë prapa liderit Borussia Dortmund, ndërsa nuk fiton qe 4 ndeshje radhazi në të gjitha kompeticionet.

Sidoqoftë, Rummenigge dhe bordi i Bayernit i kanë dalë në mbrojtje trajnerit të emëruar këtë verë.

“Ne ishim bashkë me Kovacin në ndeshjen Francë-Gjermani dhe mendojmë se nuk mund të vazhdohet në këtë mënyrë. Nuk do të pranojmë më një gjë të tillë te Bayerni. Ne kemi pasur festë vazhdimisht në këto 6 vitet e fundit. Sot është një ditë e rëndësishme për të iu treguar mediave se nuk do t’i pranojmë më këto lloj raportimesh. Sot ne do të mbrojmë futbollistët, trajnerin dhe klubin tonë. Nuk presim lavdërime pas një humbjeje por ka dallim mes kritikave objektive dhe atyre dashkakeqëse”, tha Rummenigge.

Trajneri i bavarezëve, Niko Kovac insiston se disponimi te Bayerni është pozitiv pavarësisht formës së dobët.

“Në ndeshjet e para numri i rasteve të krijuara është i njejtë me këto në 4 rezultatet e fundit. Problemi është që ato nuk u konkretizuan. Na duhet pak fat, unë mund të iu siguroj se kemi stërvitur mirë dhe secili dëshiron të luajë dhe të fitojë”, përfundoi kroati.