LDK

Rukiqi: Kurti kryemashtrues, po e kopjon programin e LDK-së

Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për kopjim sa i përket idesë së futjes së lëndës së kodimit nëpër shkolla.

Rukiqi ka thënë se Kurtit s’po i mjafton “mashtrimi i madh” dhe tani sipas tij, ai ka filluar të kopjojë idetë e LDK-së.

Ai tutje ka thënë se Kurti po mashtron edhe me këtë premtim, meqë konstaton se është e pamundur që të fillohet nga viti i ardhshëm për shkaqe teknike.

Reagimi i plotë:  

Nga mashtrimi ne kopjim.

Kryemashtruesit nuk po i mjafton mashtrimi i madh. Ne mungese te ideve dhe vizionit zhvillimor per vendin, ka filluar te kopjoj idete zhvillimore te programit politik te Lidhjes Demokratike te Kosoves, “Rruga e Re”.

Por edhe ky premtim, eshte mashtrim i rradhes. Teknikisht eshte e pamundur te fillohet me lenden e kodimit, nga viti i ardhshem (duhet pergaditje, rekrutim dhe trajnime shtese te mesimdhenesve, etj).