Cisterna

Houthi sulmon cisternën e naftës së Panamasë

Një cisternë e naftës së papërpunuar është dëmtuar në një sulm me raketa në brigjet e Jemenit – sulmi i fundit që u krye nga Houthit.

Agjencia britanike e sigurisë detare UKMTO raportoi se anija me flamur të Panamasë u godit dy herë dhe pësoi dëmtime, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Nuk raportohet për të lënduar apo të vdekur, ndërsa rasti është duke u hetuar.