Ruizi insiston se rimeçi me Joshuan nuk mbahet në Britani

Kampioni i botës në peshën e rëndë në boks, meksikani Andy Ruiz Jr., thotë se nuk do të përballet me britanikun Anthony Joshua në rimeç në Britani.

Ruiz befasoi Joshuan në New York më 1 qershor duke e mposhtur me ndërprerje pas shtatë raundeve, ndërsa ia mori titujt e botës në versionet WBA, WBO, IBF dhe IBO.

Në kontratë ishte klauzola për rimeç të menjëhershëm. Ishte parashikuar që rimeçi të mbahej më 14 dhjetor në Cardiff, mirëpo Andy Ruiz Jr. thotë se kjo nuk do të ndodhë.

“Nuk do të ndodhë kjo. Ne po vazhdojmë bisedimet. Unë do të preferoja që rimeçi të mbahet po ashtu në ‘Madison Square Garden’ të New Yorkut, në ‘Staples Center’ të Los Angelesit apo edhe në Las Vegas”, ka thënë Ruiz Jr., përcjell BBC-ja.

loading…