Rugani mund të largohet nga Juve

Agjenti i Daniele Ruganit ka konfirmuar se për klientin e tij janë duke pritur disa klube të tjera, por ai është duke pritur sinjalin nga Juventusi. “Juve ka pesë mbrojtës, ne po presim shenjë nga ai”

Mbrojtësi qendrorë ka qenë temë e disa oferta nga klube si Chelsea, Arsenal dhe Napoli muajve të fundit, por që shumica e ofertave janë refuzuar.

Tani pasi që Mathijs de Ligt dhe Merih Demiral janë transferuar, pashmangshëm e ardhmja e italianit është në dyshim.

“Nuk e di çfarë Juve ka një mendje, por ata sigurisht do të rishikojnë shumicën e lojtarëve të tyre, që të gjithë janë në nivel të lart”, ka thënë agjenti Davide Torchia për Tuttomercatoweb.

“Me baraspeshën financiare që duhet të vendoset në skuadër, është e mundshme që Juventusi të shet ndonjë lojtarë. Kur ju shkoni në Juventus, ju e dini që gjithmonë ka garë për një vend të startuesit”.

“Ai e di që çfarë dëshiron Maurizio Sarri, pasi që kishin punuar bashkë me të në Empoli, por në anën tjetër, një lojtar si Daniele ka gjithmonë dëshirë të luaj”.

loading…