Edhe një kosovar

Rubin Kazani prezanton Dardan Shabanhaxhajn

Sulmuesi Dardan Shabanhaxhaj i është bashkuar Mirlind Dakut te Rubin Kazani.

Te klubi i Muras kanë bërë të ditur se Shabanhaxhaj do t’i bashkohet klubit rus me kompensim rekord.

Në mediumet e ndryshme sllovene është njoftuar se Rubin Kazani është pajtuar t’i paguajë 1.2 milionë euro dëmshpërblim për Shabanhaxhajn.

Sulmuesi 22-vjeçar ka nënshkruar kontratë për katër vjet e gjysmë, ndërsa do ta bartë fanellën me numrin 99.

Shabanhaxhaj ka shënuar shtatë gola dhe ka kontribuar me tre asistime në 19 ndeshje në elitën e futbollit slloven.