Gazetari Xhezair Dashi i Nacionales ka thënë se është kërcënuar nga deputeti i Vetëvendosjes, Nezir Kraki.

Dashi në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kraki e ka kërcënuar gjatë një thirrjeje telefonike për t’i kërkuar konfirmim për doktoratën në Francë, siç pretendon deputeti Kraki.

“Sapo e mora nje kercenim nga ‘Profesori’ Nezir Kraki “ruaju, ruaju prej shpifjes se njerezit as nuk ta falin as nuk ta harrojne, hajt” edhe “rri para kijeve”. Dhe, a e dini pse? Sepse i lypa konfirmim zyrtar qe ka Doktorate ne France dhe dizertacion te doktorates. Qofte edhe veç nje titull te atij dizertaconi, nje fotografi, nje cope letre. Eshte gjeja me elementare dhe me te cilen identifikohet me se shumti; dhe, per me teper, kaq i ka borxh edhe ketij publiku te cilin supozohet ta perfaqesoje”, ka thënë Dashi në këtë postim.

“Jam t’uj e trajtu si teme dhe eshte hala premature, ndersa kercenimi ma dha motivimin edhe me te madhe me e shterru deri ne instance te fundit: prej vete tij (qe s’me dha konfirmim, se tha se “nuk kam pse” dhe rreshqiti ne kercenim) e deri te Universiteti ku eshte i angazhum si mesimdhenes e deri dhe Ministria e Arsimit të Francës. Nese ka doktorate Kraki, do ta kuptojme. Ne faqen kombetare zyrtare te ku arkivohen dhe publikohen te gjitha doktoratat ne France (Theses.Fr), Kraki nuk gjindet kurrekund. Ndërsa nese nuk ka doktorat, do te dihet qe nuk ka. Ndersa kjo pjesa e kercenimit publikohet edhe me audio me kismet”, ka thënë gazetari.

“Profesori qe eshte profesor — dhe ate NE PARIS — ta jep doktoraten me krenarine me te madhe, si maje a akademizmit te tij. Dhe, supozohet me qene i lumtur per interesimin. Ta shohim”.