RTS-i serb publikon pamje të pa para nga vizita e Kurtit në Shtërpcë, tubimi përcillet me thirrje ‘Serbia’, ai duartroket!

Radio Televizioni i Serbisë ka publikuar pamje të vizitës së Albin Kurtit në Shtërpcë, të mbajtur dje. Pas premtimeve që ofron për serbët e Shterpcës, pas duartrokitjeve në prapavijë dëgjohen thirrjet “Serbia, Serbia”.

Albin Kurti, në pamjet që Radio Televizioni i Serbisë i ka publikuar u bën thirrje serbëve të Shtërpcës të dalin në votim më 14 shkurt.

Kurti nuk arrin ta çojë deri në fund fjalën “shtet”, nga brohoritjet e serbëve.

Në anën tjetër, gjatë ditës së sotme presidenti i SHBA-së Joe Biden, sot i ka dërguar letër presidentit të Serbisë Aleksandar Vucic, se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, shkruan Express.

Kjo letër u përshëndet në Kosovë nga të gjithë akterët politikë. Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka bërë ndonjë reagim karshi saj.