Menaxhmenti

RTK nuk njofton për asnjë masë kundër Krastës që ngacmoi seksualisht Arilena Arën

Menaxhmenti i RTK’së duket se është i zënë në betejën e tyre kundër Adelina Ismailit.

E penalizuan dhe bënë përpjekje që në publik ta portretizojnë si person të përfshirë në shkelje të etikës profesionale.

Por, të njëjtin standard shefat e RTK’së nuk e aplikuan ndaj zëvendës drejtorit të transmetuesit publik, Adi Krastës.

Askush nga bordi e askush nga menaxhmenti nuk e kanë komentuar.

Nuk kanë dërguar asnjë njoftim zyrtar për ndonjë masë ndëshkuese ndaj zëvëndës drejtorit.

Pse skandali i Krastës meriton ndëshkim?

Veprimi i Krastës ka shokuar njerëzit normal në Kosovë. I ka lënë pa fjalë.

Një gazetar me përvojë të gjatë dhe me pozitë të lartë në transmetuesin publik të Kosovës, drejton dorën e tij drejt gjoksit të këngëtarës së famshme Arilena Ara. Mes gjinjve të saj futë një stilopas.

Krejt kjo ndodhi në një emision televiziv.

Një veprim i tillë përveç përben ngacmim e sulm seksual ndaj një gruaje.

@ballkani.info

♬ original sound – Ballkani.info