Rrusta: Zhurma e tupanëve mundet me t’i shurdhu veshët, sidomos kur nuk dihet për çka po feston

Zyrtarja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta, ka reaguar pas marrëveshjes së arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë për dokumente.

Rrusta në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka ironizuar, duke thënë se “zhurma e tupanëve të festës, mundet me u përdorë edhe për me t’i shurdhu veshët”.

“E kjo sidomos kur festohet pa e ditë saktësisht çka po feston”, ka shkruar tutje ajo.