Rrugëtimi i Haxhi Krasniqit, nga Juniku në kampion bote në boks

Robin Krasniqi e fitoi sonte titullin e kampionit të Botës në kategorinë gjysmë të mesme WBA, derisa mposhti me nokdaun Dominic Bosel në raundin e tretë.

Por, kush është Haxhi Krasniqi?

Boksieri kosovarë u lind në Junik të Kosovë më 1 prill 1987 derisa deri me tani ka pasur disa tituj europian por edhe botëror.

Historia e Robinit, emri i vërtetë i të cilit është Haxhi, është interesante dhe e dhimbshme.

Ai u largua nga Kosova për shkak të luftës në Kosovë bashkë me familjen e tij. Ai do të vendosej në Munchen të Gjermanisë.

Debutimin profesional në boks Krasniqi e bëri më 20 tetor të vitit 2005, i cili debutim nuk ishte edhe aq i mirë pasi që ai humbi ndaj Seven Haselhuhn ku u nokautua në rundin e katër.

Në ndeshjen e tretë, të mbajtur më 5 janar 2006, Robini do të humbiste përsëri, prapë duke u nokautuar në rundin e katër nga Adrian Cerneaga.

Por, pas këtyre dy ndeshjeve Robin Krasniqi do të vazhdonte të fitonte për shtatë vite rresht, duke fituar WBO dy herë për peshat e mesme.

Më 20 prill 2013, Krasniqi synoi titullin e botës kundër Nathan Clevery, por që humbi në raundin e dymbëdhjetë.

Mundësia e dytë për titull e Robinit ishte në vitin 2015, më 21 mars ku ai u mposht nga Jurgen Brahmer në rundin e nëntë në finale për ta humbur kështu rripin e WBA-së.

E treta e vërteta. Robin Krasniqi, e fitoi titullin e botës WBA sonte kundër Dominic Bosel, duke u bërë kështu shqiptari i parë që ka rripin botëror në këtë kategori në boksin profesionist.