“Rrugë që mund të çojë në konflikt”, Shala paralajmëron qeverinë: Ndërkombëtarët të ndërhyjnë

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala është shprehur se Qeveria e Kosovës po tenton që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se nëse qeveria nuk ndjekë ndonjë rrugë bashkëpunimi mund të kemi një konflikt civil në vend.

“Unë shoh se qeveria është duke tentuar për të krijuar një narracion në rast se do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Ajo që po ndodh sot në politikën kosovare është i ngjashëm me vitin 1999, ku qeveria duke mos gjetur një urë alternative për të krijuar një urë bashkëpunimi, është duke ndjekur një rrugë që mund të çojë deri në konflikt civil”.

Ai u shpreh se popullsia është ndarë në dy kahe në ata që mbështesin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe ata që janë kundër tij.

“Ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë”, tha ai.