Rruga e largimit të Gareth Bale nga Real Madridi është Premier Liga

Të enjten pritet të përfundoj afati kalimtar në Preier Ligë, kurse një largim për në Angli do të ishte opsioni më real që ai ta shpetojë vetveveten dhe të largohet nga Real Madridi

Pas dështimitë të Madridit për të arritur një marrëveshje me Jiangsu Suning, Los Blancos mund ta përfshin sulmuesin në një shkëmbim të tij me mesfushorin e United Paul Pogba.

Për francezin Zinedine Zidane, synimi kryesor këtë verë është Pogba, por Djajtë e Kuq nuk duken se janë në disponim që të negociojnë largimin e tij.

Me përfundimin e afatit të transferëve në Angli, Bale do të mbetet në Los Blancos pavarësisht se trajneri nuk e dëshiron dhe ia ka bërë të qartë atij se nuk llogarit në shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm.

Uelsiani ka luajtur më pak se 80 minuta në pesë ndeshjet miqësore në parasezonale ME Real Madridin, madje ai as nuk ishte ftuar për të udhëtuar në Gjermani për turneun Audi Cup.