Donat rrudhani

Rrudhani vazhdon me superformë, shënon prapë për kampionin e Zvicrës

Reprezentuesi i Kosovës, Donat Rrudhani, ka shënuar gol tjetër për kampionin e Zvicrës, Young Boysin.

Të martën mbrëma, Young Boysi e mposht Yverdonin me rezultatin e thellë, 5:1. Ndeshja i ka takuar xhiros së 21-të të elitës helvetike.

Rrudhani shënoi për 1:0 në minutën e 33-të. Më 20 janar, Rrudhani kishte shënuar golin e fitores ndaj Grasshopperit. Ndërkohë nuk ishte aktivizuar ndaj Baselit fundjavën e kaluar. Të martën u kthye në përbërjen bazë të Young Boysit dhe shënoi tjetër gol.

Rrudhani, që luajti në krahun e majtë, u paraqit deri në minutën e 65-të.

Young Boysi është lider me 44 pikë.

Nëse vazhdon me formën aktuale, Rrudhani pritet të jetë kandidat i fortë për ftesë te Kosova për ndeshjet e marsit. /Ballkani.info