Rron Gjinovci nga ORCA – Organizatë për Rritjen e Cilësisë në Arsim, ka thënë se pretendimet me probleme në akreditimin e programeve nëpër universitete se formularët nuk janë marrë parasysh nuk janë të vërteta.
Ai në Zona e Debatit është marrë me shpenzimet që bëjnë universitetet publike, duke u shprehur kritik për cilësinë, njofton Klan Kosova.
“Nuk ka fare të bëjë me cilësinë por ka të bëjë me rrogat enorme që marrin. Rektori Marian Dema i merr 42 mijë euro brenda një viti me pagë mujore prej 3 mijë e 500 euro”, ka thënë ai.
Më tej ka marrë edhe shembuj të tjerë të rektorëve nëpër universitete publike, duke i krahasuar me pagat e krerëve shtetërorë.
“Shaban Buza merr 40 mijë euro, Bajram Kosumi ka pagë mujore 2500 euro. Universitetet publike pa Universitetin e Prishtinës harxhojnë 40.1 milionë euro në vit, me UP-në 47.1 milionë”.
“Unë s’jam kundër rrogave të larta nëse ka cilësi. Këto rroga janë më të mëdha se të kryeministrit. Nuk kanë sjell cilësi të lartë që t’i arsyetojnë këto shpenzime kaq të larta. S’ka mundësi UP ta udhëheq një valle për dështimet e të tjerëve”.







