Rron Gjinovci: I vetmi Ramush Haradinaj po e vendos Kosovën para vetës, të tjerët po kalkulojnë

Analisti Rron Gjinovci ka thënë sonte se Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti është dashur ta mbështesin ish kryeministrin Ramush Haradinaj në kohën kur e pati vendosur taksën.

Sipas taj, nëse VV-ja dhe Kurti do të mbështesin aso kohë Haradinajt, sot do ta kishin më lehtë këtë ballafaqim dhe trysni për heqjen e taksës.

“Dua të them se politikani më konsistent po del të jetë ish kryeministri Haradinaj. Dhe sot, me ftesën për liderët që të arrihet unitet gjithë kosovarë, ai tregoi që edhe një herë Kosovën e vendosi para vetës”, ka thënë Gjonovci në t7, transmeton Ballkani.info.

“Haradinaj e qet edhe një herë Kosovën para vetës me idenë për t’i unifikuar të gjithë faktorin politikë. Mendoni me kokën e Ramush Haradinajt e jo me kokat tuaja elektorale. Të tjerët po kalkulojnë politikisht”, ka shtuar më pas ia.

Lideri i AAK-së dhe ish kryeministri Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka sqaruar se sot presidentit Thaçi ia ka sqaruar qëndrimin e tij dhe të AAK-së se vetëm unik e të bashkuar në interesin shtetëror, e forcojmë Kosovën përballë Serbisë.

“Poashtu ritheksova bindjen e palëkundur se nëse Kosova prapë bëhet subjekt në biseda rreth territoreve, e jo palë e barabartë siç është sot me taksën 100%, i gjithë epilogu për marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë do të jetë i dështuar”, ka shkruar ai.

Sipas tij, meqë as sot nuk janë dakordur për një material/qëndrim, në vazhdën e iniciativës së tij të djeshme, Haradinaj ka shtuar se do t’u drejtohem me ftesa individuale për takim të gjithë kryetarëve të partive parlamentare të Kosovës, për të filluar përgaditjet rreth Konferencës së Unitetit për Dialog, prej nga do të dalim me qëndrim unik politik, para se të na bëhet vonë.

“Etapa e protagonizmave individual ka marrë fund. Tani është koha e unitetit e bashkimit rreth Kosovës”, ka shkruar në fund Haradinaj. /Ballkani.info/