Rron Broja i bashkohet Dritës

Mesfushori Rron Broja është përforcimi më i ri i skuadrës së Dritës. Klubi gjilanas të martën e ka prezantuar Brojën, i cili ka firmosur kontratë dyvjeçare.

“Kemi kënaqësi që t’i themi mirë se u riktheve në Superligën e Kosovës, Rron Broja, njërit prej lojtarëve më me vlerë viteve të fundit në Superioren e Shqipërisë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Broja, së fundi ishte pjesë e Partizanit të Tiranës, kurse ka luajtur edhe te Shkupi e Trepça ’89. Ai te Drita, do ta bartë fanellën me numrin katër.