Rrjedhje në gypin që furnizon me ngrohje disa objekte në hapësirat e QKUK

“Termokos” kompania e ngrohjes qendrore ka njoftuar për një rrjedhje të gypit në hapsirat e QKUK-së.

Ekipi i Termokosit kanë evidentuar një rrjedhje në gypin, që furnizon me ngrohje disa objekte në hapësirat e QKUK-së: Instituti i mjekësisë ligjore, Ortoprotetika, Mjekësia sportive, Klinika e Psikiatrisë, Dekanati i ri i Fakultetit të Mjekësisë, Spitali amerikan dhe disa objekte të vogla afariste përreth.

“Tanimë, ekipet tona kanë dalë në teren dhe pritet, që shumë shpejtë të evitojnë rrjedhjen dhe të rikthejnë furnizimin me ngrohje”.