Maqedonia e Veriut

Rritja e rasteve me Covid-19, hyjnë në fuqi masat e reja në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë, të mërkurën, në fuqi masat e reja për të parandaluar përhapjen e infeksionit duke qenë se shifrat e ditëve të fundit nuk kanë qenë aspak të mira.

Sipas vendimit të qeverisë, lokalet dhe restorantet do të punojnë deri në orën 23:00, transporti publik do reduktojë kapacitetin e pasagjerëve dhe administrata do ta organizojë punën me turne, rrotacion, si dhe nga shtëpia.

Qeveria la në fuqi masën për mbajtjen e aktiviteteve sportive pa tifozë, ndërkohë që nuk ka ende marrëveshje me partitë e tjera për masat e tjera që kanë të bëjnë me mbajtjen e maskës dhe ndalimin e grumbullimit të më shumë se 4 personave.

Maqedonia e Veriut, regjistroi, të martën, 406 raste të reja me koronavirus dhe katër viktima.