Rritet numri i të vdekurve nga aksidentet, këta janë faktorët sipas qytetarëve

​Vet faktori njeri dhe mos efikasitetit i institucioneve në monitorimin te kontrollet teknike që iu bëhet veturave, po konsiderohen nga qytetarët, si dy shkaktarët kryesor për aksidentet e shumta që po ndodhin në Kosovë. Ndërkaq nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se në krahasim me periudhën e njëjtë janar-shkurt të vitit të kaluar ka rritje të aksidenteve fatale.

Kurse, aksidenti i të enjtën në Gjilan, ka qenë një ndër aksidentet më të rënda, ku si pasojë e mos frenimit të një kamioni, humi jetën një person dhe 26 të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Një aksident me humbje jete ka ndodhur edhe dje në Podujevë.Për gjitha këto aksidente qytetarët medojnë se faktori kryesorë është pakujdesi i vozitësve.

Qytetari Remzi Dobruna lë fajtor institucionet e Kosovës, që sipas tij përmes anarkisë që kanë instaluar te kontrollet teknike po i lejojnë që të ndodhin gjithë këto aksidente.

Ndryshe, nga qytetari Dobruna, mendon vozitësi i komunikacionit, Nazmi Marteta, i cili shprehet se problemi i vetëm i aksidenteve është pakujdesia e vozitësve që siç thotë ai nuk po i përfillin rregullat e komunikacionit.

Ndërsa për banorin tjetër të kryeqytetit, Shaip Latifi duhet të ketë vetëdijesim më të madh se si duhet të sillet në përgjithësi në rrugë, e veçanti në komunikacion.

Mirëpo pavarësisht kësaj, ai thotë se duhet pasur vëmendje të veçantë edhe te kontrollet teknike që iu bëhet veturave, pasi sipas tij, nëse ka kontroll të mirë teknike të veturave, këto aksidente nuk bën të ndodhin. Për banorin tjetër të Prishtinës,Shaban Sekiraqa, përveç fajin që duhet të bartin institucionet, një rol shumë të rëndësishëm në aksidente e ka dhe vet faktori njeri.

Policia e Kosovës përmes një përgjigje me shkrim i kanë thënë KosovaPress-it se shkaktarët e këtyre aksidenteve janë tejkalimi i shpejtësisë, kyçja e pasigurt në rrugë, mos mbajtja e distancës dhe manovrimi i pasigurt me automjet.

Sipas të dhënave të Policisë, në periudhën janar-shkurt të këtij viti nga gjithsesi 12 aksidente fatale, 14 persona kanë mbetur të vdekur.

Ndërsa, bëhet e ditur se janë bërë 669 aksidente me lëndime, kurse 1310 me dëme materiale.E në total shihen të jetë rreth 15741 aksidente gjatë kësaj periudhe.Ky fillim vit shihet të ketë rritje të aksidenteve fatale, pasi në krahasim me vitin e kaluar të së njëjtës periudhë nga 8 aksidente fatale kanë vdekur 11 persona.