Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar një shumë totale prej 1,734,872 euro për muajt janar, shkurt dhe mars të vitit 2025.
Këto të dhëna janë publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), që ka monitoruar dhe verifikuar shpenzimet e partive politike.
Sipas raporteve të KQZ, shpenzimet e VV-së përfshijnë një gamë të gjerë shpenzimesh. Ndër shpenzimet kryesore janë:
- Pagat: 271,877.52 euro
- Mallëra dhe shërbime: 1,446,042.59 euro
- Shpenzimet e udhëtimit: 27,475.68 euro
- Shpenzimet e udhëtimit brenda vendit: 27,475.68 euro
- Shërbime të telekomunikimit: 18,067.01 euro
- Mobilje dhe paisje tjera: 8,749.80 euro
- Blerje të mallrave: 604,135.00 euro
- Lëndë djegëse: 111,278.02 euro
- Qiraja: 122,380.00 euro
- Shpenzime të marketingut: 472,986.00 euro
- Të tjera shpenzime: Shuma të tjera të cilat nuk janë specifikuar në detaje.









