Rritet çmimi i naftës në Kosovë – kryetari i naftëtarëve thotë se do të ketë lirime gjatë ditëve në vijim

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka njoftuar përmes një prononcimi për Ekonomia Online se është shënuar rritje e çmimit të naftës në vend.

Sipas Berjanit rritja e këtij çmimi ka ardhur si pasojë e prodhimit të reduktuar të naftës dhe ai ka thënë se kjo gjë përcaktohet nga BERZh-it.

“Sa i përket rritjes së çmimeve në Kosovë vetëm ka reflektuar rritje e çmimeve. Sot çmimet sillen 1.08-1.12 diesel apo dizel, benzina 1.09-1.20. Sa i përket çmimeve këto i përcakton BERZH-i dhe organizata prodhuese OPEK”.

“Kur kemi prodhim më të reduktuar në mënyrë automatike çmimet rritet. Ne kemi prodhim në tregjet botërore të reduktuar dhe kështu çmimi është rritur. Edhe në tregjet botërore ka reflektuar rritja e çmimit si tek ne”. është shprehur ai.

I pari i naftëtarëve poashtu ka bërë me dije se pa marrë parasysh që ka një ngritje çmimi ajo është më e ulët se në vendet e rajonit, ku krahasuar me Shqipërinë vlera dalluese është për 30 cent.

“Sa i përket naftëtarëve, ata kanë dëshirë gjithmonë që të jenë çmimet më të lirë, por këtë e përcakton BERZH-i dhe naftëtarët asgjë nuk mund të bëjnë oferta dhe kërkesa”

“Qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion përveç Maqedonisë e cila ka 22 cent akcizës më të ulët. Edhe Shqipëria sot një litër dizel e ka 1.47 ndërsa benzinën 1.49, çdo do të thotë se ne jemi më të lirë se Shqipëria për 30 cent”, ka shtuar ai. 

Berjani është shprehur se ka sinjale të rënies së lehtë të çmimit të naftës por që ditët në vijim pritet rënie më e theksuar.

“Edhe kjo do të kalojë, pritet që ditët në vijim të ketë zbritje. Kjo është dhënë një sinjal se ka një rënie të lehtë. Ditët në vijim mund të pritet që të bije çmimi i dizelit. Kjo është një shifër e zakonshme e rritjes dhe zbritjes. 

“Cilësia e naftës me çmimin normal që lidhet. Qytetarët e Kosovës po shërbehen me dizel me 10 ppm sipas standardeve të Bashkimit Evropian dhe sipas shteteve në regjion”, ka thënë Berjani.