Rriten tensionet në Shqipëri, Meta – prokurorëve e gjyqtarëve: Nëse një pikë gjaku derdhet nesër…

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook ka dhënë një njoftim për gjyqtarët dhe prokurorët.

Ai i udhëzoi ata që të dëgjojnë presidentin.

Meta tha se nëse nuk e dëgjojnë mjerë ata.

“Të dashur Prokurorë dhe Gjyqtarë! Dëgjojeni mirë Presidentin e Republikës! Boll dëgjuat përfaqësuesin e Ndrangheta-s, Don Agaçion. Nëse jo, një pikë gjaku të derdhet nesër, por edhe një pikë loti, mjerë ju! Nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë!”, tha ai.