BQK

Rritën për 10.2% remitancat nga diaspora, deri në fund të nëntorit arritën në mbi 1 miliard e 200 milionë euro

Sipas vlerësimeve preliminare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) remitancat për muajin nëntor ishin rreth 101.3 milionë euro.

Prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji kanë qenë përmes IFJB 65.%, kanalet tjera 19%, ndërsa përmes bankave 16%.

Remitancat deri në fund të nëntorit 2023 arritën vlerën rreth 1,217.8 milionë euro, që paraqet rritje prej 10.2% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022. /Ballkani.info/

BONUS VIDEO: Ma shtrejt rryma në Kosovë se në Gjermani