Rripi i kampionit të Muhamed Ali shitet për një shumë marramendëse

Rripi i kampionit të boksierit legjendar, Muhamed Ali nga dueli i famshëm me George Foreman në vitin 1974, u shit në ankand për 6.18 milionë dollarë.

Siç ka njoftuar shtëpia e ankandeve në Dallas, blerësi është pronari i klubit të NFL, Indianapolis, Jim Arcay.

Ai e bleu rripin e kampionit, i cili do të shfaqet më 2 gusht në Çikago dhe më 9 shtator në Indianapolis.

Dueli i vitit 1974 është ndër më të famshmit në historinë e boksit.

Ali e nokautoi Foremanin në rundin e tretë dhe e rifitoi titullin e botës në peshat e rënda./Demokracia.com/