Në lagjen Mati 1, në rrugën ‘Fazli Gashi’ gjatë ditës së sotme një furgon i kompanive private përderisa ka qenë në lëvizje, ka goditur njëren prej shtyllave elektrike të kesaj rruge, me ç’rast shtylla është thyer.

Shoferi i furgonit është ndaluar nga një banor i rastit i cili ka njoftuar Policinë dhe kanë pritur që të dalin në vendin e ngjarjes.

Shtylla e thyer ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike te banorët përreth, përderisa pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar rrugën.

Në fotografitë e dërguara nga një lexues i Ballkani.info, shihet shtylla e thyer e cila po paraqet rrezik për kalimtarët e rastit. /Ballkani.info