Rrëzohen shtyllat elektrike në fshatin Brezne të Dragashit, rrezikohen qytetarët

Moti keq që është duke zotëruar këto ditë në Kosovë, është duke shkaktuar dëme të mëdha nëpër qytete dhe fshatra të ndryshme të Kosovës.

Si pasojë e reshjeve të shiut dhe të borës, në fshatin Brezne të Dragashit janë dëmtuar  shtyllat elektrike, të cilët tashmë po shkaktojë rrezik për sigurinë e qytetarëve.

Banorë të këtij fshati kanë publikuar fotot me shtyllat e rrëzuara dhe kanë kërkuar nga bashkëfshatarët e tyre që të kenë kujdes gjatë kalimit nëpër rrugë.