Rreziku nga koronavirusi, Vuçiq ka një lajm të keq për Serbinë

Aleksandar Vuçiq ka thënë se në 15 ditët e ardhshme do të arrijë kulmi i krizës dhe i problemit nga koronavirusi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se në 15 ditët e ardhshme do të arrijë kulmi i krizës dhe i problemit nga koronavirusi.

Andaj, ai ka porositur të gjithë që të kenë kujdes maksimal. Vuçiq ka paralajmëruar rritjen e numrit të infektuarve por edhe rasteve me vdekje, raporton “Tanjug”.

Sipas tij, kjo do të jetë rezultat i asaj çfarë ka ndodhur nga 15-16 marsi, kur ishte bërë një përhapje e madhe e të infektuarve me virus.

“Goditja më e fuqishme do të ndodhë në 15 ditët e ardhshme, ky do të jetë kulmi i krizës”, tha ai.

Vuçiq ka insistuar se Serbia ka pajisje të mjaftueshme mjekësore dhe masa mbrojtëse duke bërë thirrje që të respektohen masat e vendosura nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së virusit.