Rreziku nga ikja e anëtarëve, Shala dhe Krasniqi vizitojnë degët e NISMA-s në Podujevë, Vushtrri dhe Mitrovicë

Deputeti i NISMA’s, Endrit Shala, ka njoftuar se bashkë me Ministrinë e Tregtisë kanë vizituar Podujevën, Vushtrrinë dhe Mitrovicën. Ka thënë se në këtë kohë është e nevojshme të lihen anash interesat personale e të punohet për shtet.

“Vetëm bashkë dhe me punë mund ta bëjmë Kosovën vendin që e duam”, ka shkruar Shala.

“Sot bashkë me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, z.Vesel Krasniqi zhvilluam takime miqësore dhe shumë të këndshme me degët e NISMA-s, në Podujevë, Mitrovicë dhe Vushtrri. Nismëtarët Socialdemokrat kudo nëpër Kosovë janë të bashkuar rreth misionit tonë për zhvillim ekonomik të vendit, dhe për ta ndërtuar një shtet që i zgjat dorën secilit qytetarë. Është koha të lihen anash interesat personale e grupore të kujtdo”, ka shkruar Shala në FB,

“Sot është koha për veprime, jo për fjalë, për punë, jo për premtime. Sot është koha për Kosovën dhe për rininë. Faleminderit për besimin punën dhe angazhimin”, ka shtuar ai.

Ditëve të fundit nga partia e Fatmir Limajt janë larguar shumë anëtarë. Kjo ka ardhur si pasojë e largimit të deputetit Haxhi Shala, i cili ka aderuar në AAK. /Ballkani.info/