Futbolli argjentinas është ndalur, por jo Diego Armando Maradona.
Zëvendëspresidenti i Gimmnasia La Platas, skuadrës të cilën e drejton “El Pibe De Oro”, ndërhyri në një transmetim radiofonik për të sqaruar situatën e 60-vjeçarit, i cili, nëse preket nga Coronavirusi, rrezikon sriozisht jetën, pasi vazhdon të kurohet nga sëmundje të tjera.
Jorge Reina u shfaq shumë i vendosur në këtë pikë:
“Maradona nuk është absolutisht në vetizolim. Është e vërtetë që është 60 vjeç dhe ka disa patalogji që e rrezikojnë më shumë sesa personat e tjerë, por hedh poshtë kategorikisht lajmet se ai dëshiron të largohet nga drejtimi i Gimmnasias.
Përkundrazi, gjatë javës së fundit ka stërvitur djemtë dhe ka qëndruar me ta në grumbullim. Jemi shumë të lumtur që e kemi zgjedhur”.







