Liverpool

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga “Anfield Road” në fund të sezonit – në listë edhe emra të rëndësishëm

Trajneri gjerman Jurgen Klopp do të drejtojë Liverpoolin deri në fund të sezonit aktual dhe më pas do të largohet nga klubi ku mbërriti në vitin 2015 dhe i solli titullin e kampionit të Anglisë dhe Evropës.

Mediumi spanjoll, Fichajes, raporton sot se Klopp nuk është i vetmi që do të largohet nga klubi në fund të sezonit, pasi largimi i tetë futbollistëve është i sigurt.

Caoimhin Kelleher, Luis Diaz, Kostas Tsimikas, Tylor Morton, Fabio Carvalho, Nathaniel Phillips, Calvin Ramsay dhe Sepp van den Berg janë lojtarët që do të largohen nga klubi në afatin e verës.

E vetmja mundësi për ta është që trajneri i ri Arne Slot të mos insistojë që një nga të lartpërmendurit të mbahet.

Slot do të vijë në Liverpool nga Feyenoord pas përfundimit të sezonit dhe pyetja më e rëndësishme është ajo e sulmuesit kolumbian Luis Diaz.

Kolumbiani është emri më i madh në listën e largimit, ndaj pritet që fillimisht të pyetet holandezi për të ardhmen e tij.

Liverpooli po ashtu do të futet në afatin kalimtar për t’i afruar disa lojtarë që pëlqehen nga trajneri Slot.