Rreth 800 kg mish kontrabandë në Korçë…në kushte të tmerrshme

Dy të rinj u arrestuan nga Policia e Korçës pasi u kapën me rreth 800 kg mish kontrabandë.

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të Enri Koxha, 28 vjeç dhe Mihal Simaku, 22 vjeç, të dy banues në Korçë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Dishnicë, u kapën me mjetin tip “Benz” duke transportuar një sasi prej 790 kg mishi, të dyshuar si kontrabandë pa dokumentacionin përkatës.

Ata do të hetohen nga Prokuroria e Korçës për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimorë” dhe “Kontrabanda me mallra të licencuara”