Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar të dhënat preliminare të regjistrimit të popullsisë.
ASK ka treguar se edhe për numrin e mërgimtarëve që janë të regjistruar deri tash në vend.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, gjatë publikimit të rezultateve ka treguar se janë regjistruar rreth 600 mijë mërgimtarë.
“Të dhënat preliminare nga diaspora janë rreth 600 mijë deri më tani janë regjistruar. Sigurisht ka kohë edhe pak”, tha ai
Sipas tij, regjistrimi i diasporës do të vazhdojë edhe gjatë muajit gusht./Ballkani.info/







