Rrëmbim

Rrëmbehet një person dhe dërgohet në një mal në afërsi të Prishtinës, pas disa orësh viktima paraqitet në Polici

Policia ka pranuar një informatë nga një qytetar se një shok i tij është rrëmbyer nga një person dhe i njëjti është dërguar në një mal në afërsi të Prishtinës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën në rrugën “Fadil Vata”, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se njësitë e hetimeve rajonale janë duke e trajtuar rastin.

“Njësitë policore kanë filluar ta trajtojnë rastin. Pas disa orësh personi që dyshohet se ka qenë i rrëmbyer është paraqitur në stacion policor. Njësitë e hetimeve rajonale janë duke e trajtuar rastin”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur nuk raportohet për të arrestuar.