Rregullatori australian kërcënon ta gjobisë Twitterin për shkak të menaxhimit të shprehjes së urrejtjes në platformë

Një rregullator i mbikëqyrjes kibernetike i Australisë, i ka bërë thirrje Twitterit, platformës në pronësi të Elon Musk-ut, për të shpjeguar menaxhimin e shprehjes së urrejtjes në internet.

Komisioneri i sigurisë në internet i vendit se Twitter është bërë platforma me më së shumti ankesa, transmeton Telegrafi.

Twitter ka kohë 28 ditë për t’iu përgjigjur rregullatorit ose do të përballet me gjoba të mundshme prej qindra mijëra dollarësh.

Musk e bleu firmën vitin e kaluar për 44 miliardë dollarë dhe premtoi të mbrojë fjalën e lirë në platformë.

Një njoftim ligjor u dërguar në Twitter duke kërkuar një shpjegim pasi një e treta e të gjitha ankesave të marra për urrejtjen në internet kishin të bënin me platformën, tha Julie Inman Grant.

Kjo vjen edhe pse Twitter ka shumë më pak përdorues sesa TikTok, Facebook dhe Instagram.

Kompanisë iu është thënë që t’i përgjigjet rregullatorit brenda 28 ditëve ose do të përballet me dënime deri në 475,300 dollarë në ditë për shkelje të vazhdueshme.

“Twitter duket se nuk po mundohet për të luftuar urrejtjen”, tha Inman Grant.