Rrëfimi prekës i Kobe Bryant, arsyeja pse përdorte helikopterin për lëvizjet e përditshme

Lajmi për ndarjen nga jeta në moshën 41-vjeçare të ikonës së basketbollit Kobe Bryant ishte shokues për të gjithë.

Paraditen e djeshme ai, bashkë me vajzën e tij 13- vjeçare dhe 7 persona të tjerë, po udhëtonin me helikopterin e tij privat, i cili u rrëzua dhe shpërtheu në flakë duke u marrë jetën të gjithëve.

Kobe e kishte pasion udhëtimin me helikopter por edhe një mënyrë praktike për të arritur në kohë në të gjitha destinacionet e takimet e përditshme që kishte brenda Los Angeles.

Në një intervistë të dhënë në 2018, ai tregonte se e përdorte helikopterin përditë, pasi nuk dëshironte që të humbiste asnjë moment nga jeta e tij familjare.

Kobe tregonte rutinën e tij , dërgimin e fëmijëve në shkollë dhe marrjen e tyre më pas, dhe arsyeja se përse përdorte helikopterin dhe jo makinën, ishte trafiku i rënduar.