Rrëfimi prekës i Ganimete Musliut: Nëna më la foshnjë, jam rritur nga motrat

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka qenë e ftuar mbrëmë në një emision televiziv ku ka përmendur pesë datat që kanë lënë gjurmë në jetën e saj.

Një prej datave që ka përmendur është 15 dhjetori i vitit 1980, datë kjo kur i kishte vdekur nëna.

“Kam qenë 1 vjet e gjysmë në atë kohë. Nuk i mbaj mend momentet, por data më ka shoqëru gjatë gjithë jetës dhe ka determinu në rrugën time jetësore. Arsyeja pse e kam zgjedh këtë datë është pse kam dasht që të jap një mesazh për të gjithë ata fëmijë që i humbin prindërit që të gjejnë kurajo dhe të vazhdojnë rrugën jetësore. Kjo do të ishte dëshira e çdo nane”, ka thënë Musliu.

Ajo ka treguar se është rritur nga motrat e saj.

“Unë jam rrit nga motrat e mia, kuptohet në përkujdesjen e babait dhe vëllaut. Është një boshllëk që edhe sot e kësaj dite asnjëherë nuk është plotësu. Kam dëgju nga të afërmit për karakterin dhe dëshirat e saj dhe jam mundu që të jem nmjë fëmijë qysh ajo kish dasht”, ka thënë Musliu.