Rrëfimi i vëllait të dëshmorëve Bytyqi në Kongresin Amerikan: Vuçiq po i mbron kriminelët

Para Kongresit Amerikan ka dëshmuar edhe Ilir Bytyqi, vëllai i Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqit të vrarë nga forcat serbe pas përfundimit të luftës.

Bytyqi para Kongresit ka rrëfyer për momentin kur vëllezërit e tij kishin vendosur që të ktheheshin nga Amerika për të luftuar kundër pushtimit të Serbisë mbi Kosovën.

Ai tha se po kërkojnë drejtësi, pasi President i Serbisë Aleksandër Vuçiq po i mbron kriminelët, dhe lavdëron periudhën e Millosheviqit.

“Jam nga një familje emigrantësh jam rritur në Kosovë dhe Amerikë së bashku me 3 vëllezërit e vrarë dhe nënën. Ishim të tmerruar kur pamë familjarë që gjatë luftës po përziheshin nga shtëpitë e tyre. Ne pamë se komuniteti në New York ishte i bashkuar dhe donin të shkonin të luftonin kundër pushtimit të Serbisë mbi Kosovën. Ylli, Mehmeti dhe Agroni ishin të vendosur të shkonin. Ata u pajtuan që të shkonin në një zonë të sigurt dhe humanitare, por një automjet pa targa i kidnapoi dhe ata u gjetën në Petrovosello në një varrezë masive. Vëllezërit e mi u gjetën me duar të lidhur dhe të ekzekutuar në kokë vetëm pse ishin shqiptarë. Ne po kërkojmë drejtësi sepse President i Serbisë Vuçiq po i mbron kriminelët, dhe lavdëron periudhën e Millosheviqit”, tha Bytyqi.

“Unë kam takuar më 2015 Vuçiqin për ti kërkuar drejtësi për vëllezërit e mi, dhe ai e ka kërcënuar familjen time” ka thënë Bytyqi.