Rrëfimi i tmerrshëm i gruas që u infektua me koronavirus: Më sulmoi në të gjitha mënyrat

Gruaja 52 vjeçe, po lufton me jetën ndërsa pret një transplant të dyfishtë të mushkërive.

Ajo kaloi 45 ditë në një ventilator pasi  tha se ‘ky koronavirus më sulmoi në çdo mënyrë të mundshme’.

Carmen Lerma,  nga Milwaukee, Wisconsin, u diagnostikua me koronavirus në mes të korrikut.

Ajo u shtrua në spitalin Ascension St. Francis menjëherë dhe kaloi 45 ditë në ICU në një ventilator.

Pasi u ekstubua, mjekët e Lermës i thanë se virusi i kishte shkaktuar dëme të përhershme në mushkëri.

Lerma u transferua në UW Health, në Madison, dhe aktualisht po pret një transplant të dyfishtë të mushkërive.

“Kam pneumoni të dyfishtë. Unë u sulmova përmes sistemit tim imunitar,” tha ajo.

Lerma aktualisht po merr oksigjen shtesë dhe nuk mund të ecë larg pa u munduar të marrë frymë.

Ajo tha se dëshiron të sigurohet që të tjerët të kujtojnë të vendosin maskat e tyre për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

“Vendosni maskën”, tha Lerma .

‘Ndoshta nuk ju intereson, por mbroni prindërit tuaj, fëmijët tuaj, gjyshërit tuaj, sepse janë ata që do të luftojnë më shumë.’