Marigona Buja

Rrëfimi i Marigona Bujës për sfidat me ish-bashkëshortin: Problemet nisën kur u zbulua që gjinia e bebes ishte vajzë

Marigona Buja, është njëra ndër ndër viktimat e dhunës në familje.

Në një intervistë për emisionin e pasditës në T7, “Canape”, ajo ka rrëfyer se çfarë ka përjetuar nga ish-bashkëshorti I saj.

“Problemet nisën që nga momenti kur u përcaktua gjinia e bebës që ishte vajzë”, tha Buja.

Ndër të tjera ajo rrëfeu se si e mori vendimin të shkoj në polici dhe ta denoncoi ish-burrin.

“Unë kam pasur përkrahjen e familjes time, të babait dhe vëllait, ndërkaq përvoja ime me policinë dhe me drejtësinë ka qenë një kaos i vërtetë. Ka qenë një hallakam derisa jam nda, policia ishte në shtëpinë e bashkëshortit”, tha tutje Buja.

VIDEO BONUS: