Rrëfimi i dhimbshëm i invalidit të luftës: S’kam të ardhura kërka hiç, po marrin pensione ata që s’janë kanë në Kosovë

Bajram Tafolli, invalidi i luftës nga Prizreni thotë se nuk po përfiton pension.

Ai ka thënë se është në gjendje të rëndë ekonomike dhe jetoj në shtëpinë e vëllait të tij dhe nuk ka të ardhura.

“Jam plagos me 1 maj të vitit 1999, kam aplikuar për veteran, jam refuzuar, jetoj në shtëpi të vëllaut, nuk kam të ardhura kërka hiç. Kam apliku në Prizren e Prishtinë dhe sa herë që kam aplikuar jam refuzuar”, ka thënë ai në kanal 10.

Aai ka thënë se arsyeja pse refuzuohet është se i kanë thënë se është i aftë të punojë.

“Prej fillimit kam apliku vazhdimisht, më kanë kthy përgjigje negative kinse jam i aftë me punu”, ka deklaruar ai.

Tafolli ka thënë se shumë herë ka dalë para komisionit shëndetësor i cili 25 % e ka nxjerrë të paaftë.

Ai ka treguar se është plagosur si civil, ndërsa ka shprehur shqetësimin se ka persona që nuk kanë qenë fare në Kosovë dhe po marrin pension.