Një burrë që ishte dëshmitar i tentimvrasjes së ish-presidentit amerikan Donald Trump, ka treguar se si kishte paralajmëruar agjentët e Shërbimit Sekret për sulmuesin që ishte ngjitur në kulm të një objekti disa minuta para se të fillonin të shtënat.
Dëshmitari i tmerruar i identifikuar si Greg, i tha BBC-së se kishte parë vrasësin duke u ngjitur në kulmin e objektit në afërsi ku po mbahej tubimi në Butler të Pennsylvania.
BREAKING: Eyewitness tells BBC that he informed police, Secret Service about a suspicious man on a roof with a rifle.
— End Wokeness (@EndWokeness) July 13, 2024
He was ignored. pic.twitter.com/Cvfb7znZtZ
“Mendoja me veten, pse Trump akoma po flet, pse nuk e larguan nga foltorja? Derisa po mendoja u dëgjuan pesë të shtëna”, tha ai
Pasi që sulmuesi hapi zjarr, ai pa agjentët e Shërbimit Sekret “duke ia hedhur në erë kokën”.
Agjentët ishin ngjitur në kulm, ku gjendej sulmuesi kurse pamjet amatore shfaqin atë të shtrirë dhe i mbuluar në gjak.
Dëshmitari dhe mbështetësit e Trumpit, i thanë BBC-së se kanë parë sulmuesin duke u përgatitur të vrasë ish-presidentin.







