Rrëfimi ekskluziv i nënës që lindi foshnjën në pazarin e Kamenicës (VIDEO)

Kjo foshnje që peshon mbi tre kilogramë lindi në mes të tregut në Kamenicë.

I biri i Xhejlane Memedoviq erdhi në këtë jetë pa ndihmën e mjekut dhe të askujt tjetër.

Për Ballkani.info 28 vjeçarja ka dhënë një rrëfim ekskluziv për përjetimet e saj derisa u bë nënë në hapësira publike.

Ajo thotë se nuk kishte pasur para të shkonte në spital për ta lindur foshnjën e saj. Dhe dhimbjet e lindjes tha se e kapën derisa me vajzën e saj kishte dal të blejë disa gjëra në tregun e Kamenicës.

“Me vajzën time dola në treg për të blerë disa gjëra. Dhimbjet e barkut me kapën, aty dhe e linda foshnjën. Askush nuk më ka ndihmuar, por pasi linda djalin vajza më ndihmoi të vishem dhe dhe eca dy kilometra këmbë deri në shtëpinë timë në fshatin Bosçe të komunës së Kamenicës”, pohoi lehona.

Emrin ende nuk ia ka vënë të birit, por thotë se mendon se do ta pagëzoj si vëllai i saj, Emrah.

Xhejlanja lindi të dielën, kurse dje ekipi mjekësor shkuan në shtëpi, ku iu bë kontrolla dhe më pas u dërguan në Spitalin Rajonal të Gjilanit. /Ballkani.info/