Rrëfim ekskluziv i familjes Desku. Si e njohën dhe si ndërtuan mina druri për Bekim Berishën-Abejën (VIDEO)

Nga kjo makinë u prodhuan qindra mina nga druri.

Ato u përdorën kundër forcave serbe gjatë luftës në Kosovë, respektivisht gjatë pranverës dhe fillim verës të vitit 1998.

Ky i moshuar nga fshati Siqevë i komunës së Klinës rrëfen ekskluzivisht për Ballkani.info se si i mori instruksionet për krijimin e mjeteve shpërthyese nga luftëtari i njohur nga rrafshi i Dukagjini Bekim Berisha me njohën Abeja.

Ai u vra në Junik nga serbët derisa luftoi për çlirimin e vendit.

Zhdrukthtari Sinan Nushi Desku e mban mend fort mirë, kohën kur ditë e natë punonte në këtë punëtori që tashmë ka mbetur si muze për familjen Desku.

Ai për dëshmorin Bekim Berisha kishte krijuar gjithsejtë 100 mina. E thotë se për këtë i ishte falënderuar shumë Abeja.

Në këtë rrëfim flasin edhe Haxhi Desku, në shtëpinë e të cilët për javë të tëra qëndroi Bekim Berisha.