Ndeshja mes Atalantës dhe Comos është shtyrë për shkak të një stuhie rrebeshi. Sfida në “Gewiss Stadium” të Bergamos, e vlefshme për Seria A, supozohej të niste në 20:45.

Titullar është projektuar dhe Berat Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares shqiptare. Mbrojtësi është pikë kyçe në repartin difensiv, teksa u vendos të qëndrojë dhe pse ofertat për t’u larguar nuk munguan gjatë verës.

Reshjet nuk kanë pushtuar vetëm fushën, por dhe shkallët e stadiumit. Kanë kaluar 40 minuta nga orari zyrtar, kur duhet të fillonte gjithçka, teksa mbetet për t’u parë nëse do të krijohen kushtet për t’u zhvilluar ky takim i vlefshëm për javën e 5-të të kampionatit.

Atalanta vs Como match delayed

pitch in poor condition ahead of match pic.twitter.com/9kVnCTOPRj

— SabeloStorm (@sabelostorm) September 23, 2024

Atalanta’s game against Como tonight is delayed due to heavy rain #AtalantaComo pic.twitter.com/YrPtLFTIld

— FootballAwaydays (@Awaydays23) September 23, 2024