Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani gjatë kësaj jave do të bëhet me skuadër të re.

25 vjeçari, do të nënshkruaj kontratë 5 vjeçare me ekipin italian, Napoli.

Sipas Di Marzios, marrëveshja është arritur për 14 milionë euro dhe brenda javës do të kryejë testet mjekësore.

Rrahmani klubit napolitan do t’i bashkohet në verë në muajin qershor.

Prishtinasi, ishte transferuar te Verona vetëm verën e kaluar për 2 milionë euro.