Rrahmani supergol për jubileun e Dinamo Zagrebit (VIDEO)

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, ka shënuar një gol të mrekullueshëm, për të çuar në 2000 shifrën e golave të shënuar nga Dinamo Zagrebi në histori.

Ai realizoi një supergol në stilin e një supersulmuesi në minutën e 57-të në fitoren 3 me 0 ndaj Lokomotivës së Zagrebit, ish-skuadrës së Rrahmanit, në kuadër të xhiros së 32-të në ligën kroate.

Rrahmani më pas në rrjete sociale ka shkruar se është tejet i lumtur që arriti gol për jubileun e klubit.