Rrahmani pozitiv me COVID-19, i mungon Kosovës

Një tjetër lajm i keq për Kosovën.

Amir Rrahmani ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas testeve të bëra sot.

Sipas mediumit italian “ilnapolista.it”, qendërmbrojtësi kosovar ka dalë pozitiv me koronavirus, së bashku me bashkëlojtarët e Napolit, Zielinski e Elmas dhe një përgatitës atletik i ekipit.

Me këtë rast, një tjetër futbollist i çmueshëm do t’i mungojë Kosovës për ndeshjen e së enjtes me Maqedonisë e Veriut.